Google ADS

“Neymar kishte arsyet e tij për largim”

12:39 | 30 Gusht 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti deklaron që Neymari “ka pasur arsyet e tij për largim” nga klubi për transferim te Paris Saint Germaini këtë verë.

Sulmuesi brazilian u largua nga klubi katalunas për një tarifë prej 222 milionë euro që theu rekord botëror pasi parisianët aktivizuan klauzolën e tij të lëshimit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

“A jam i befasuar? Po dhe jo – një lojtar i rëndësishëm të largohet nga Barcelona është e çuditshme”, u tha Umtiti gazetarëve derisa vazhdon të jetë në detyrë me kombëtaren e Francës.

Mbrojtësi Samuel Umtiti beson që Neymari ka pasur arsyje personale për largim nga Barcelona
Mbrojtësi Samuel Umtiti beson që Neymari ka pasur arsyje personale për largim nga Barcelona

“Ky është një klub shumë i madh por ai kishte arsyet e tij, gjëja më e rëndësishme është skuadra dhe klubi”

“Nëse një lojtar dëshiron të transferohet diku tjetër atëherë ju duhet ta pranoni këtë dhe të fokusoheni në qëllimet e përbashkëta”

“Me plotë sinqeritet, ai na tregoi neve në ditën kur u largua për të nënshkruar në Paris”, përfundoi Umtiti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme