Google ADS

​Tensione në Himarë, qytetarët kërkojnë të hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

12:26 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Në një situatë të tensionuar dhe me praninë e FNSH-së po zhvillohet në fshatin Kuç të Himarës mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Në mbledhje po diskutohet plani i rregullimit urbanistik, i cili ka ngjallur jo vetëm debate, por edhe ndërhyrje me deklarata nga shteti fqinj, Greqia. Mbledhja tashmë vazhdon normalisht, ku janë të pranishëm vetëm përfaqësues të PS-së dhe LSI-së, ndërsa ata të PBDNJ-së janë larguar.

Situata është qetësuar, por policia vazhdon të qëndrojë në vendngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme