Ndahen 100 mijë euro për gjashtë projekte komunale (VIDEO)

12:20 | 30 Gusht 2017
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për gjashtë projekte komunale, të përzgjedhura nga Ministria e Administritmit të Pushtetit Lokal, raporton arbresh.info.

Zëvendësministri, Bajram Gecaj, ka prezantuar projektet në mbledhjen e sotme të Qeverisë, dhe thotë se janë përzgjedhur pas një analize të thellë, dhe bënë të ditur se këto marrëveshje tashmë janë nënshkruar nga ministri dhe kryetarët e komunave.

Këto janë gjashtë projektet që do të financohen nga Qeveria e Kosovës:

  1. Asfaltimi i rrugës në lagjen “Daniaj” në Komunën e Junikut, vlera e projektit 25 mijë euro;
  2. Rregullimi i hapësirave për organizimin dhe funksionimin e qendrave të shërbimeve të qytetarëve në Komunën e Shtimes në vlerë prej 20 mijë euro;
  3. Digjitalizimi i arkivës komunale bë Komunën e Prizrenit, vlera e projektit 15 mijë euro;
  4. Ndërtimi i qendrës për paragliding në Komunën e Istogut, vlera e projektit 15 mijë euro;
  5. Renovimi i shkollës së vjetër teknike në Komunën e Drenasit, vlera e projektit 15 mijë euro;
  6. Shenjëzimi vertikal, dhe sinjalizimi për këmbësor në Komunën e Prishtinës, vlera e projektit 10 mijë euro;

/abresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme