Google ADS

Themelohen Zyrat Komunale të Energjisë (VIDEO)

11:54 | 30 Gusht 2017
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Zyrave Komunale të Energjisë, përmes një udhëzimi administrativ, dhe sipas Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, koston për organizimin e këtyre zyrave te bartin komunat përkatëse, raporton arbresh.info. 

“Synohet zbatimi i detyrave që kanë të bëjnë me  strategjinë e energjisë, duke synuar zbatimin e programit të eficiencës së energjisë dhe masave të kursimit të saj,” është shprehur ministri Stavileci, derisa ka prezantuar Udhëzimin administrativ në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Përmes këtyre zyrave, sipas tij, po ashtu synohet përmirësimi i furnizmit të energjisë dhe zhvillimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë, bashkëpunimi i nevojshëm me organe dhe institucione lokale në lëmin e planifikimit të këtij sektori me ndërmarrjet e energjisë dhe organizatat ndërkombëtare për të adresuar çështjet e zbatimit dhe të monitorimit në nivel lokal.

“Kyçe është përcaktimi i detyrave dhe përgjegjësive të zyrave komunale të energjisë apo caktimi i zyrtarëve komunal për energji për adresim të çështjeve në planifikim, zbatim dhe monitorim, të politikave të energjisë në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.”

/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme