Në ditët e sotme mbetet ende problem se çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë për të humbur peshë por nutricionistët kanë treguar se është më e thjeshtë se sa e mendojmë.
Susie Burrell, dietologia e famshme australiane rendit listën e ushqimeve më të mira që na ngopin dhe nuk na japin kalori të panevojshme.
Supa
“Supa, veçanërisht ajo me perime, janë një mundësi e mirë ushqyese pasi kombinon densitetin e lartë të ushqyesve me densitetin e ulët të energjisë. Kjo do të thotë se marrim një sërë ushqyesish kyç përfshi vitaminat dhe mineralet, për shumë pak kalori”, shkruan Susie. Ajo shpjegon se është provuar që për të humbur peshë, ata që konsumojnë një supë me pak kalori para vaktit, hanë më pak.
Çaji jeshil
Vetitë e çajit jeshil tashmë dihen botërisht. Susie shpjegon se ndihmon në djegien e yndyrnave, është burim antioksidantësh dhe ndihmon në rritjen e metabolizmit. Gjiza “Harrohet shpesh, por gjiza është një nga ushqimet më të mira që mund të shijoni, me pak kalori veçanërisht për ata që duan të humbin peshë, pra që janë në dietë”, thotë Susie.
Ajo shpjegon se një racion gjize ka një sasi të madhe proteinash, kalciumi, magnezi, vitaminë B12 pa shumë kalori. Në vend të gjizës mund të konsumoni djathë dhie ose ricotta.
Peshku i bardhë
“Nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, superushqimi është peshku i bardhë.
Veçanërisht me shumë proteina, pak yndyra dhe kalori, çdo lloj i peshkut të bardhë shoqëruar me shumë perime, ka shumë pak kalroi dhe është e pasur me proteina dhe nutrientë kyç”, thotë dietologia.
Kosi
Për Susie kosi nuk duhet të mungojë në asnjë dietë. “Kos të ndryshëm të paketuar kanë shumë sheqer kështu që fokusohuni më shumë tek kosi natyral, është më ushqyes dhe ka shumë proteina”, shpjegon ajo. Madje shpesh ai ka probiotikë që janë të mirë për shëndetin e zorrëve.
Gjithashtu ushqime të tjera të pasura me veti ushqyese, janë orizi kafeja, vezët, kivi, mistri, arrat, apo çdo frut e perime që janë me ngjyra të ndezura pasi përmbajnë vitamina, antioksidantë dhe minerale.
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...
Anija italiane nis një tjetër grup emigrantësh për në Shëngj...