Veseli: Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe

11:43 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryetar të kuvendit nga koalicioni PAN, Kadri Veseli ka thënë se Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se kjo plagë e madhe e luftës duhet mbyllur sa më parë.

Postimi i plotë:

Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe. Kjo plagë e madhe e luftës, e cila vazhdon të rëndojë mbi ne, duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve. Të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme