Kaq shumë tiketa trafiku shqiptoi dje Policia

11:35 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 1886 tiketa trafiku në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për kundërvajtësit në trafik.

Po ashtu, Policia gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 67 aksidente trafiku prej të cilave një me fatalitet, 31 me të lënduar dhe 35 pa të lënduar, shkruan arbresh.info.

Numri i aksidenteve këtë vit është shtuar dukshëm e bashkë me të edhe numri i të vdekurve në këto aksidente./arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme