Google ADS

Riintegrimi i të riatdhesuarve i delegohet komunave (VIDEO)

11:30 | 30 Gusht 2017
arbresh.info

Kompetencat për riintegrimin e personave të riatdhesuar i janë deleguar pushtetit lokal, raporton arbresh.info. 

Vendimi e ka marrë Qeveria e Kosovës përmes të cilit pretendohet se do ta bëjë më të lehtë punën për riatdhesim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, e ka bërë prezantimin e  Rregullores për riintegrimin e personave të riatdhesuar, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Janë trajtu çështjet që kanë të bëjnë me riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar, për të përfituar nga skemat e riintegrimit,” deklaron ministri Hyseni.

Sipas tij, kjo rregullore avancon kornizën aktuale të fushës së integrimit dhe përmes kësaj delegohen shumica e kompetencave nga niveli qendror në nivelin lokal.

“Që nënkupton ndërmarrjen e veprimeve nga kryetarët e komunave dhe organet komunale, përfshirë shërbimet e punësimit dhe vetëpunësimet.”

/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme