Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka bërë të ditur se është i ftuar për të marrë pjesë në cilësinë e kryeministrit në Asamblenë e Interpolit që do të mbahet më 26 shtator në Pekin e ku në rend dite është edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.
Mustafa ka bërë të ditur se ftesë për të marrë pjesë në këtë mbledhje ka edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder HysenI.
“Kam marrë ftesë në cilësinë e kryeministrit që të marr pjesë më 26 shtator në Pekin në Asameblënë e Interplolit ku në rend dite është anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë. Ftesë ka edhe ministri i Punëve të Brendshme që të marrë pjesë atje. Anëtarësimi nuk varet prej nesh sepse ne atje do të jemi vetëm në cilësinë e vëzhguesit”, ka thënë Mustafa, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni tha se ndihet optimist që Komiteti Ekzekutiv i Interplot ka vendosur që ta fus në agjendë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Hyseni tha se mbetet punë e madhe që të kërkohen votat.
“Ne na bënë optimist fakti që Komiteti Ekzekutiv i cili përbëhet nga gjysma e vendeve që na njohin dhe të atyre që s’na njohin ka vendosur që me unanimitet ta fus në agjendën anëtarësimin e Kosovës. Mbetet punë e madhe që të kërkohen votat. Nuk mund të kërkojmë vota nëse nuk besojmë në objektivin që e kemi përcaktuar si shtet”, ka thënë Hyseni./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...