Gjendja e rëndë ekonomike dhe mungesa e vendeve të lira të punës ka bërë që shumë të rinj kosovarë të largohen nga Kosova duke kërkuar një jetë më të mirë në vendet tjera.
Një ndër vendet më të frekuentuara nga kosovarët e papunë është shteti gjerman i cili viteve të fundit ka ofruar më shumë mundësi për punësim.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në muajin maj të këtij viti ka thënë se gjatë vitit 2016 rreth 5000 kosovarë kanë marr një kontratë dhe një vizë pune për në shtetin gjerman, duke shtuar se Gjermania e bart numrin më të madh të punësuarve me viza pune në krahasim me vendet tjera.
“Viti 2016 shënon vitin e kthesës se madhe dhe gjate vitit 2016 janë lëshuar rreth 5000 viza te punës, vetëm ne Gjermani”, ka thënë ai.
Abrashi po ashtu ka thënë se ky numër pritet të zgjasë deri ne vitin 2020, në të cilin vit pritet edhe rishqyrtimi i kësaj mundësie të punësimit.
Arbresh.info, ju sjell procedurat e se si duhet të aplikoni për Vizë Pune në Gjermani
Për të aplikuar për vizë pune së pari është e nevojshme të caktohet një termin në Ambasadën Gjermane.
Caktimi i terminëve bëhet vetëm në mënyrë elektronike. Duke klikuar KËTU
“Në rast të kërkesave për vizë, me të drejtë qëndrimi më të gjatë apo të drejtë punësimi, duhet të llogaritet një kohëzgjatje disamujore për shqyrtim”, thuhet në faqen zyrtare të ambasadës gjermane.
Pasi që në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane nuk janë të cekura dokumentet e nevojshme portali Arbresh.info ka kontaktuar me 29 vjeçarin M.A i cili na ka treguar gjithë procedurën për të aplikuar për vizë pune.
Ai ka thënë se pasi që të bëhet termini duhet t’i keni këto dokumente:
1. Certifikata e lindjes
2. Certifikata Familjare
3. Certifikata e Martesës
4. Kontrata e Punës ( duhet të lëshohet nga punëdhënësi në Gjermani)
5. Leja e Punës (duhet të sigurohet në Gjermani)
6. Formulari për aplikim ( shkarkohet nga ueb faqja zyrtare e ambasadës gjermane)
7. Kopja e pasaportës
Këto dokumente duhet të dërgohen personalisht në zyrat e Ambasadës Gjermane që gjendet në Prishtinë, ditën kur ju është caktuar termini.
Në ueb faqen e Ambasadës Gjermane thuhet se për të marrë një vizë pune duhet detyrimisht leja e punës apo kontrata e punës.
“Për qëndrim me kohëzgjatje mbi tre muaj apo qëndrim, i cili shpie në punësimin, për të cilin është e detyrueshme leja e punës, parimisht të gjithë të huajt, pa kufizime duhet të parashtrojnë kërkesë për vizë”.
Kërkesa për vizë duhet të bëhet para udhëtimit pranë përfaqësisë së shtetit përkatës. “Kjo kërkesë duhet të këtë miratimin e zyrës përkatëse për të huajt në Gjermani. Kompetente është zyra për të huajt e asaj komune, në të cilën udhëtari planifikon të banoj. Formulari për vizë për leje të gjatë qëndrimi (mbi 3 muaj) mund të merret pa pagesë pranë zyrave përfaqësuese përkatëse.
Ky formular mund të shkarkohet edhe nga kjo faqe dhe duhet të paraqitet në origjinal pranë Ambasadë”, thuhet me tej në faqen e ambasadës.
M.A ka thënë se kontratën e punës i’a ka dërguar një i afërm i cili ka firmë të tijën në Gjermani.
“Kontratën e punës ma ka dërguar axha, ai ka një firmë atje dhe unë kam shku me punu në firmën e tij”, tha ai.
Më tej ai ka thënë që pasi ka dërguar dokumentet pas dy javësh ka marrë përgjigje nga ambasada për vizë./Arbresh.info
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë