Google ADS

Ndahen 25 mijë euro për doganat (LIVE)

09:23 | 30 Gusht 2017
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë e 714 euro për Doganën e Kosovës për të përmbushur detyrimet e Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave për periudhën 2017-2018, raporton arbresh.info.

Në mars të këtij viti, Kosova është anëtarësuar në Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel.

Anëtarësimi në këtë organizatë vlerësohet se është më i rëndësishmi pas anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që lidhet me fushën e zhvillimit ekonomik./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme