Google ADS

Ushtarët luftojnë me zjarret, Qeveria i ushqen me domate, vezë dhe djathë

07:33 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Ushtria shqiptare prej disa vitesh është pjesë e NATO-s, por trajtimi i ushtarëve i tyre nga ana e qeverisë është për të ardhur keq.

Gjatë këtyre muajve të nxehtë, ushtria është përdorur në çdo cep të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, por ajo çfarë ju ofrohet atyre është vërtetë qesharake.

Në mëngjes ushtarët shqiptarë kanë si rracion, një vezë të zier, një kokërr domate dhe një një rracion djathë.

Janë vetë ushtarët të cilët kanë denoncuar atë se çfarë ju ofrohet në ushtri, megjithëse po sakrifikojnë jetën duke luftuar me zjarret.

Denoncimi është bërë publik nga ish-Kryeministri Berisha:

Ushtari dixhital denoncon:

Mëngjesin qesharak që u japin tek shuajnë zjarret në malet e Pukës!

Një vezë e zierë 70 kalori, një domate e dhe një copë djathë. Duke përshëndetur efektivin e këtij reparti dhe të gjithë ata që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim si një turp dhe dëshmi e korrupsionit! Kjo është dietë e fortë për të rënë në peshë! sb

“mirmbrema doktor

shikoje se me cfar e ushqen ushtrin tone noriega bashk me mimi striptisten ku racion eshte dhe ne mengjes ne puke duke fik zjarr jemi batalioni 1010 vau dejes dalim nga ora 5 e mjesit dhe ng ora 10:00 na sjedhin kte ushqim”

ddd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme