Google ADS

6 shenjat alarmuese që tregojnë se niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë

06:58 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Niveli i lartë i glukozës në gjak ose ndryshe e njohur si glicemia ndodh kur trupi ynë nuk arrin të përpunojë ashtu si duhet glukozën.

Kjo gjendje është diçka që mund të zgjasë për vite të tëra dhe mund të prek edhe pjesë të ndryshme të trupit si: venat e gjakut, veshkat, nervat dhe sytë, por turpi arrin t’ju dërgojë disa simptoma sinjalizuese që paralajmërojnë probleme me shëndetin ose që mund të rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit tipi 2.

Ja 6 shenjat që tregojnë se nivelet e sheqerit në gjak mund të janë shumë të larta.

1-Urinoni shpesh: Nëse urinoni shpesh kjo është një shenjë e shfaqjes së diabetit. Ju keni shumë sheqer dhe glukozë në gjak sa veshkat tuaja mbushen me lëngje ekstra duke shkaktuar urinim të shpeshtë.

2-Keni etje të madhe: Për aq kohë sa urinoni shpesh kjo do të shkaktojë dehidratim të trupit dhe do të keni një etje të tmerrshme.

3-Jeni shumë të lodhur: Lodhja është një shenjë e zakonshme e dehidratimit që ndodh si rezultat i urinimit të shpeshtë.

4-Shikimi juaj bëhet i turbullt: Nëse nivelet e sheqerit janë të larta në trup kjo do të ndikojë në lentet e syrit duke turbulluar shikimin.

5-Keni gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve: Sheqeri bën që plagët të mbyllen më ngadalë dhe problemet që keni me gojën mund të zgjasin shumë. Glukoza bën që mishrat e dhëmbëve te jenë më të kuq, më të fryrë dhe më të butë si dhe të rrjedhin gjak sa herë që lani dhëmbët. Sheqernat nuk lejojnë trupin të luftojë me bakteret në gojë.

6-Keni njolla dhe nishane të çuditshme në lëkurë: Nivelet e sheqerit në gjak dëmtojnë enët e gjakut duke u shfaqur si njolla të errëta në lëkurë ose nishane me ngjyrë dhe mashësi të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme