Stambolli është kapluar nga një stuhi e fuqishme, me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.
Disa rrugë të qytetit janë përmbytur nga ujrat, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët e klimës paralajmëruan banorët e Stambollit duhet të përgatiten, se gjatë këtij muaji qyteti do të goditet nga përmbytje të mëdha, duke shkaktuar kështu përmbytjen e dytë gjatë kësaj vere.
“Përtej parashikimeve të zakonshme të motit dhe studimeve klimatike, Turqia duhet të zhvillojë ekspertizë në mot të keq. Turqia nuk është shumë e gatshme për këtë, “tha Murat Terkes, një profesor i Gjeografisë Fizike, Gjeologjisë, Klimatologjisë dhe Meteorologjisë në Universitetin Bogaziçi në Stamboll, shkruan Hurriyet Daily.
Stuhia e tanishme pritet të zhduket në orët e hershme të së mërkurës, por ndërkohë banorët janë detyruar që të gjejnë strehim në vende të sigurta./arbresh.info/
https://twitter.com/OnderHe/status/902534556057776129
https://twitter.com/bilalacikbas/status/902534359110045696?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F401345-istanbul-flooding-3rd-megastrom%2F
https://www.instagram.com/p/BYYmetonQOZ/
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...