Teksa uragani Harvey goditi Teksasin të premten një shkëndijë elektrike shkaktoi një zjarr të fuqishmë që dogji të tri shtëpitë e një familjeje të madhe të ndërtuara pranë njëra-tjetrës, duke shkrumbuar plotësisht gjithçka përveç një statuje të vogël të Shën Mërisë.
Jesus Rojas Jr dhe familja e tij e madhe ishin larguar nga shtëpitë e tyre përpara se të mbërrinte uragani i kategorisë së katërt, që shkaktoi përmbytje të fuqishme, por për ironi të fatit ai që shkatërroi plotësisht shtëpitë e tyre ishte zjarri.
Pas qetësimit disi të situatës së motit familjarët e Rojas ishin kthyer në shtëpitë e tyre për të parë ç’kishte mbetur prej tyre. Por e vetmja gjë që qëndronte në këmbë ishte një statujë e vogël e Shën Mërisë, gjithçka tjetër ishte bërë shkrumb e hi.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë