Potera pyet se a po e keqpërdor Agim Veliu veturën zyrtare

23:15 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Ajet Potera përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi ku shihet vetura zyrtare e komunës së Podujevës duke e kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri,shkruan arbresh.info.

Potera përmes kësaj foto ka pyetur se a ka shkuar kryetari i Podujevës Agim Veliu në këtë udhëtim zyrtar për të mirën e qytetarëve apo po e keqpërdor veturën zyrtare.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

“Në ditë të punës me 29.08.2017 me veturë zyrtare në ora 18:30 në kufirin Kosovë – Shqipëri !
Po duam të besojmë se Kryetari i Komunës së Podujevës është në udhëtim zyrtar, për të mirën e qytetarëve Llapjanë, për ndryshe është keqpërdorim i pozitës dhe veturës zyrtare?”  ka shkruar Potera.

jl 0-ok

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme