Google ADS

Paolo Tramezzani e transferon te Sioni edhe këtë futbollist të Kombëtares (FOTO)

22:44 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka, pritet që të rikthehet në Evropë, përkatësisht në Zvicër, shkruan Arbresh.info.

Sportmediaset shkruan se Hyka po kërkohet me ngul nga skuadra e Sionit në Zvicër te skuadra e Sionit.

Hyka aktualisht luan në SHBA derisa më parë ka luajtur te Luzerni në Zvicër.

Ky ekip në fillim të këtij edicioni iu besua Paolo Tramezzanit, ish ndihmës i Gianni De Biasit te Kombëtarja e Shqipërisë.

Tramezzani më parë te Sioni i ka transferuar edhe Burim Kukelin dhe Ermir Lenjanin. /arbresh.info/

hyka

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme