Skënderbeu e bleu Sahitin nga Rabotniçki për këtë shifër të parave

22:15 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Skënderbeu ka derdhur në arkën e klubit maqedonas, Rabotniçki, një shumë prej 60 mijë eurosh për të blerë kartonin e sulmuesit kosovar, Suad Sahiti.

Kontrata e këtij të fundit me maqedonasit përfundonte në verën e vitit 2018.

“Panorama Sport” zbulon se pas bisedimeve të vazhdueshme mes dy klubeve, më në fund u arrit marrëveshja për shifrën e 60 mijë eurove. Fillimisht Rabotniçki kërkoi 100 mijë euro, por më pas uli pretendimet dhe palët gjetën konsensus.

Ndërkohë, pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet kalimi në formë huazimi te klubi maqedonas edhe i dy lojtarëve që janë nën kontratë me Skënderbeun. Bëhet fjalë për sulmuesit Serxhio Zhunior dhe Xhefri Çarls, të cilët nuk janë në planet e trajnerit Ilir Daja për këtë sezon dhe klubi ka vendosur që të ndihmojë Rabotniçkin pas blerjes së Sahitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme