Juncker: Britania të tregohet më e qartë për ‘Brexit’

22:12 | 29 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur shqetësim rreth dokumentacionit të prezentuar nga qeveria britanike.

Në një konferencë të ambasadorëve të BE-së, ai tha se ‘ende ka paqartësi me një sërë çështjesh që duhet të zgjidhen në negociata, të cilat kanë filluar këtë javë’, transmeton portali arbresh.info

Sipas tij, dokumentat e prezentuara nga qeveria britanike nuk janë të ‘kënaqshme’ dhe kanë shumë parregullsi.

Komentet e tij vijnë pas kritikave të bëra nga kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, i cili tha se ‘qeveria e Britanisë së Madhe po tregohet shumë e paqartë’.

“Do të doja të isha i qartë. Lexova me vëmendje të gjitha dokumentat e sjellura nga qeveria e Britanisë së Madhe, por asnjëra prej tyre nuk janë të kënaqshme”, tha Juncker.

Bashkimi Europian thotë se duhet të gjykojë që të ketë ‘përparim të mjaftueshëm’ në tri fusha kryesore, që më pas negociatat të vazhdojnë mbi temën se cili do të jetë roli i Britanisë së Madhe në BE.

Fushat e zgjedhura nga BE janë të drejtat e qytetarëve, kufiri i Irlandës së Veriut dhe ligji i divorcit që i detyrohet Britania e Madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme