Google ADS

Francezët nuk i besojnë më Presidentit Macron

20:29 | 29 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Shumica e votuesve francezë nuk besojnë se Presidenti Emmanuel Macron po udhëheqë vendin në drejtimin e duhur.

Sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga Harris Interactive, popullariteti i Macron ka pësuar rënie drastike, transmeton portali arbresh.info

Rënia e vazhdueshme e mbështetjes vjen pasi lideri francez 39-vjeçar po përgatitet të publikojë reformat në tregun e punës.

Sondazhi zbuloi se nga 46 përqind besueshmëri në udheheqjen e Macron, përqindja ka rënë pesë pikë më poshtë.

Rënia e tij e madhe në popullaritet e lë atë presidentin më të papëlqyeshëm francez në dekada pas 100 ditëve  të para në detyrë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme