Ka shumë ngjyra të flokëve në treg që mund të mbulojnë flokët e thinjura, por shumë njerëz preferojnë një zgjidhje natyrale për këtë problem.
Nëse flokët tuaj po thinjen para kohe ose keni disa fije gri që dëshironi të mbuloni, tretmanet natyrale mund të ofrojnë një mundësi për ta “kthyer kohën prapa” dhe për të kthyer flokët në ngjyrën natyrale.
Ka shumë zgjidhje që mund t’i aplikoni në shtëpi për të ndihmuar në fshehjen e flokëve të thinjura por më poshtë po ju sjellim një metodë shumë të thjeshtë dhe efektive, një lëng natyral, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
4 limonë
1 kg mjaltë
3 thelpinj hudhre
200 ml vaj liri
Mënyra e përgatitjes:
Vendosini limonët dhe hudhrat në një mikser dhe përzieni mirë. Vetëm dy nga katër limonët duhet të jenë të qërura. Shtojeni vajin e lirit, mjaltin dhe përzieni mirë. Vendoseni këtë përzierje në një kavanoz qelqi dhe mbylleni me një kapak. Lëreni të qëndrojë në frigorifer.
Si ta konsumoni?
Merreni një lugë nga kjo përzierje të paktën 30 minuta para secilit ushqim, duke përdorur vetëm lugë të drurit.
Mund ta konsumoni këtë përzierje tri herë në ditë.
Kjo është një recetë e thjeshtë dhe e lirë, përbërësit e të cilës janë shumë lehtë të disponueshëm. Poashtu përpos ndikimi pozitiv në flokët e thinjura, kjo recetë ka edhe shumë përfitime të tjera shëndetësore.
Sindikata e lojtarëve dhe ligat më të forta evropiane në ‘lu...
Kurti: Takimet me Scholzin si në Prishtinë, ashtu dhe në Ber...
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet e pamëshirshme ndaj...
Daniele Maldini shkruan historinë, brezi i tretë i familjes ...
Ministri i Mbrojtjes: 45 serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosov...
Franca arkëton tre pikë të mëdha nga një udhëtim i vështirë ...