Vulin reagon për serbin e arrestuar: Prishtina nuk po tregon kujdes për dialogun

17:21 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar në lidhje me arrestimin e djeshëm të një serbi në Kosovë, i cili sipas Gjykatës Themelore në Prizren po dyshohet se ka kryer krime të luftës.

Sipas tij, arrestimi i këtij serbi nga autoritetet kosovare tregon se Prishtina nuk po kujdeset për dialog, as për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për asgjë tjetër që bënë që në Kosovë të jenë kushte më të mira dhe të ketë më shumë siguri.

“Në këtë mënyrë ne themi- ne e duam territorin dhe jo njerëzit, ne e duam vendin ku jetojnë serbët, dhe jo serbët që jetojnë në të”, ka thënë Vulin i pyetur se si e komenton arrestimin e Dragan Mitrovic dje në Suharekë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme