Çifti presidencial viziton Teksasin e përmbytur, por kritikohen për veshjen (FOTO)

17:20 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump janë në rrugën e tyre për në Teksas për të vëzhguar Gjirin e rrënuar nga stuhia dhe për t’u ofruar ndihmë viktimave.

Ata do të bëjnë dy fluturime, një në Corpus Christi dhe një në Austin, këtë pasdite para kthimit të tyre në Uashington, transmeton arbresh.info.

Në të dy qytetet, ata do të marrin informacione mbi ndikimin e stuhisë nga zyrtarët përgjegjës të zonave. Në stacionin e dytë, në kryeqytetin e shtetit, Presidenti dhe Zonja e Parë do të vizitojnë qendrën emergjente të departamentit të sigurisë publike në Teksas.

Presidenti dhe Zonja e Parë u panë duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë në mëngjes rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Trump mbante një pallto që kishte vulën presidenciale  të kombinuara me një palë pantallona ngjyrë krem dhe këpucë ngjyrë kafeje.

E ndryshe nga burri i saj, Melania Trump nuk kishte veshur çizme. Zonja e parë shkoi me stileto klasike ngjyrë të  zezë për në udhëtimin në zonat e përmbytura në Teksas./arbresh.info/

43acf05400000578-4833130-the_president_and_first_lady_left_the_white_house_this_morning_j-a-3_1504018104685

43acfe9e00000578-4833130-president_donald_trump_and_first_lady_melania_trump_are_on_their-a-6_1504018104732

43acfeaa00000578-4833130-unlike_her_husband_melania_trump_did_not_wear_boots_the_first_la-a-5_1504018104704

43ad005400000578-4833130-the_president_was_in_a_windbreaker_sporting_the_presidential_sea-a-1_1504018104621

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme