Google ADS

Zyrtare: Monaco nënshkruan me sulmuesin Stevan Jovetic

15:18 | 29 Gusht 2017
Arbresh Info

Monaco ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin e Interit, Stevan Jovetic.

Reprezentuesi i Maqedonisë ka shpenzuar pjesën e dytë të sezonit të kaluar si një i huazuar te Sevilla, por është fotografuar dje (e hënë) duke bartur fanellën me numër 10 të Kylian Mbappes, transmeton portali arbresh.info.

Jovetic besohet të jetë zëvendësuesi i Kylian Mbappes
Jovetic besohet të jetë zëvendësuesi i Kylian Mbappes

Sot (e martë), kampioni francez ka konfirmuar transferimin e tij për 13 milionë euro.

“AS Monaco është i kënaqur për t’iu njoftuar arritjen e 27-vjeçarit, Stevan Jovetic, i cili nënshkroi kontratë katër vjeçare deri në qershor të vitit 2021”, shkruan klubi në një deklaratë zyrtare të publikuar në klub./arbresh.info/

https://twitter.com/AS_Monaco/status/902516241335799808

https://twitter.com/AS_Monaco/status/902520040511164420

Të ngjashme