Google ADS

Vuçiq: Brukselit do t’i dhemb koka nga pyetjet tona

14:07 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se arrestimi i 74 vjeçarit Bogdan Mitrovic, në Suharekë nga policia speciale e Kosovës, nuk do të thotë asgjë më shumë përpos ‘aplikim i politikave të frikësimit për serbët që duan të jetojnë në Kosovë’. 

Në lidhje me rastin në fjalë, Vuçiq ka thënë se do të flasë në Bruksel, dhe do të shikojë se cili është mendimi i ‘miqve ndërkombëtarë’, transmeton arbresh.info

Gjatë një takimi me gazetarë në Leskovc, ai tha se arrestimi i serbit në Kosovë ‘ka për qëllim të frikësojë serbët që duan të jetojnë atje’.

Më pas ai vuri në dukje arrestimi i shtetasit serb në Kosovë është shumë brutal para kamerave, ‘sikurse të ishte arrestuar Ramush Haradinaj, ose vëllai i tij Dauti”, ka thënë ai, shkruan novosti.

“Ne kemi kontrolluar nëpër arkivat e sigurisë dhe te shërbimet tona të sigurisë, të gjejmë në personi i arrestuar ka kryer ndonjë akt. Ne nuk kemi gjetur ndonjë dokument që ai ka bërë ndonjë gjë të keqe”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar më pas se Mitrovic ishte rezevist gjatë vitete ’90.

Presidenti i Serbisë do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit, sepse sipas tij nuk ka mënyra tjera për të zgjidhur gjërat përveçse duke biseduar me ndërkombëtarët./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme