Në takimin me gazetarët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë përgjigje një tjetër pyetje të rëndësishme, se si do të jenë marrëdhëniet me opozitën.
Ndërsa ka folur për raportin me opozitën kryeministri ka thënë se partia kryesore e opozitës është Partia demokratike ndërsa për Lëvizjen sociaqliste për integrim ai ka thënë se është aty nga halli.
“PD është partia kryesore dhe opozitare në kuptimin e një kufiri të qartë alternativash nga pikëpamja e programit dhe qasjeve për shumë gjëra. Ndërsa partia tjetër është opozitë nga halli në rastin konkret por natyrisht është opozitë dhe s’diskutohet nga pikëpamja e përpjekjeve për të marrë vendim do bashkeveprojme me të dyja opozitat. Nga halli ne kuptimin qe nuk zgjodhi të ishte në opozitë për arsye mospërputhjesh të natyrës programore apo ideve, por shkoi në opozitë si rezultat i gabimeve trashanike strategjike. Është si të thuash në opozitë për shumë afër nesh nga pikëpamja e programit ideve, dhe sidoqoftë ne do jemi shumë të vëmendshëm të jemi të disponueshëm për të dyja palët”, ka thënë Rama, shkruan gazeta Shekulli.
Pyetjes se për çfarë do të donte Rama të mos zhdukej bashkëpunimi me PD-në pas marrëveshjes parazgjedhore me Lulzim Bashën?
“Për pjesën e mbrojtjes së interesave dhe imazhit të vendit në sytë e të tjerëve, për vullnetin për të ulur për të diskutuar për cdo vendim që ka të bëjë me këto interesa, për cdo vendim që e bën Shqipërinë një vend më normal”.
Takimin e përjavshëm që bente me Metën a do ta bëjë Rama me Bashën?
“Takim te përjavëshëm s’besoj se do jetë nevoja por i përmuajshëm, dhe po ashtu u diskutua për të pasur një qasje të re në kuptimin e çështjeve ne kemi pasur shumë pak kohë dhe shumë energji të humbura…s’është në interesin e opozitës të rrijë në atë llogore”.
Rikthehet si titullar De Jong, kjo është 11-shja e Barçës pa...
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10,8% e tyre jetojnë vetë...
Derbi i mbrëmjes në Champions League/ Inter dhe Arsenal publ...
Kamala Harris pranon rezultatin, uron Trump-in për fitoren n...
“Dogjën kartën e Vettingut”, Kica-Xhelili thotë ...
“Alamet djali” – vajzat me mendjen te Atilla, ish-bashkëshor...