Google ADS

Agjencia për Barazi Gjinore dënon sulmin fizik ndaj Vitore Stavilecit

11:31 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Agjencia për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit, dënon ashpër sulmin fizik ndaj Vitore Metaj – Stavileci.

“Ky është një akt kriminel i cili duhet hetuar dhe dënuar sa më parë. Akte të tilla barbare janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe dënohen penalisht. Kërkojmë që rasti të hetohet me efikasitet dhe vëmendje të shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë”, thuhet në reagim.

ABGJ kërkon respektimin e ligjit, shtetit të së drejtës, dhe apelon tek qytetarët e Republikës së Kosovës të dënojnë aktet e dhunës, si dhe përmbahen nga dhuna fizike e cila rrezikon jetën e individit, sigurinë publike, mbjell frikë dhe pasiguri dhe kjo është e pa tolerueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme