Google ADS

Zyrtare: Barcelona me lojtar të ri (FOTO)

11:07 | 29 Gusht 2017
Arbresh Info

Barcelona ka finalizuar transferimin e Jose Arnaizit nga Real Valladolidi për një tarifë prej 3.4 milionë euro.

22-vjeçari do të hyj direkt te skuadra B e Barcelonës, e cila u promovua te La Liga 123 vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Arnaiz ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin katalunas, përfshirë opsionin për të vazhduar tutje edhe për dy vite.

Sipas mediave spanjolle, çmimi i tij mund të arrijë deri në 4 milionë nëse përfshihen edhe bonuset./arbresh.info/

Jose Arnaiz me fanellë të Barcelonës
Jose Arnaiz me fanellë të Barcelonës

Të ngjashme