Festim Gerguri, nxënës i Shkollës Profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri është njëri ndër nxënësit të cilët Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të mos i nënshtrohet pjesës së dytë të Provimit Shtetëror të Maturës. Sipas Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, ai ka qenë përdorues i rrjeteve sociale gjatë kohës së mbajtjes së testit.
Festimi shprehet se është i sigurt se nuk ka përdorë telefonin meqë ua kanë marrë para se të fillojë testi.
“Kanë menduar që kam postuar foto në facebook, kurse unë nuk e kam përdorë telefonin hiç, sepse na i kanë marrë telefonat para se me hy në test në afat të parë. Nuk e di pse, nuk e di arsyen”, tha Gerguri.
Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Azem Guri, tha se për shkak se MAShT-i ka dëshmi që tregojnë qartë se ata kanë këmbyer përgjigjet dhe kanë kontaktuar me persona të tjerë.
“Maturantin në fjalë që ju e potenconi, ne edhe për të tjerët kemi shpërndarë njoftimet me shkrim për komunat me ç’ rast drejtoritë komunale të Arsimit përmes drejtorëve të shkollave kanë qenë të obliguar t’ia komunikojnë këtë vendim”, theksoi Guri.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Musaj Tërbunja, tha se pesë nxënës nuk kanë pasur të drejtë t’i nënshtrohen pjesës së dytë të testit, ndër ta edhe Festim Gerguri.
“Unë me një shkresë i kam informuar për kërkesën që ka ardhë prej Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, dhe të gjithë këta maturantë i kam takuar dhe u kam sugjeruar që nëse ata kanë dëshmi se nuk janë përdorues të internetit gjatë kohës së testit të maturës, të bëjnë ankesë”, tha Tërbunja.
Babai i Festimit, Ekremi, është në dijeni për rastin e djalit. Ai tha se nuk janë të vërteta arsyet për të cilat djali i tij është përjashtuar.
Festimi të hënën e kësaj jave ka bërë ankesë në Ministri të Arsimit ndaj vendimit të Komisioni.
Sipas Azem Gurit, në ditën e shpalljes së rezultateve të testit, MAShT-i do të kontaktojë me këta nxënës dhe do të bëjë prapë verifikimin e tyre. Dhe në rast se dëshmohet e kundërta, atëherë atyre do t’u njihet pjesa e parë e testit. Ndërkaq, në pjesën e dytë të testit do të hyjnë një ditë kur MAShT-i do të organizojë mbajtjen e tij.
Për më tepër, MAShT-i pati vendosur që rreth 67 maturantë në mbarë Kosovën të mos i nënshtrohen pjesës së dytë të testit, me arsyetimin se kishin përdorur rrjetet sociale gjatë kohës kur po mbahej pjesa e parë e testit të maturës. Pesë nga këta 67 maturantë ishin nga Komuna e Vushtrrisë – katër nxënës të Gjimnazit “Eqrem Çabej” dhe një nga Shkolla Profesionale “Bahri Haxha”. /KALLXO.com/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...