Liverpooli ka konfirmuar transferimin rekord të klubit.
Gjiganti në Premierë Ligë ka konfirmuar nënshkrimin me superyllin e RB Leipzigut, Nay Keita, transmeton portali arbresh.info. Mesfushori do të transferohet në Anfield më 1 qershor të vitit 2018 pasi Jurgen Klopp ka rënë dakord të paguaj për verën e ardhshme klauzolën e tij të lëshimit prej 48 milionë funta në kontratën e tij.
Keita është shfaqur si njëri nga lojtarët e ri më të talentuar në Evropë pas një sezoni të shkëlqyer te Leipzigu.
Gjermanët përfunduan në pozitën e dytë në Bundesliga në sezonin e tyre debutues dhe Keita fitoi si rezultat i kësaj një vend në klubin e zgjedhur si Skuadra i Vitit 2016/17.
“Jam i kënaqur që një marrëveshje është arritur që më lejon mua t’i bashkohet Liverpoolit verën e ardhshme, kur do të bëhem pjesë e një projekti që më ngazëllon mua shumë”, ka thënë Keita për faqen zyrtare të Liverpoolit./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend