Google ADS

Dembele: Mos më krahasoni me Neymarin

09:37 | 29 Gusht 2017
Arbresh Info

Lojtari i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele ka refuzuar krahasimet me Neymarin duke insistuar se është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar.

“Ekziston një diferencë e madhe ndërmjet Neymarit dhe meje. Unë jam në futbollin profesional që dy vite”, u ka thënë Dembele gazetarëve gjatë prezantimit të tij, transmeton portali arbresh.info.

Ousmane Dembele gjatë prezantimit të tij te Barcelona
Ousmane Dembele gjatë prezantimit të tij te Barcelona

“Neymar është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, ndërsa unë jam i ri dhe jam duke u përpjekur për tu rritur çdo ditë”

“Nuk kam ardhur për të qenë një zëvendësues i Neymarit, Barcelona më ka thirrur për të zënë një pozitë dhe unë kam ardhur për të dhënë gjithçka në atë pozitë”.

20-vjeçari iu bashkua “Blaugranëve” nga Borussia Dortmundi javën e kaluar dhe është parë nga të gjithë si një zëvendësues i superyllit brazilian, i cili kaloi te Paris Saint Germain në fillim të këtij muaji./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme