Patinatorja ruse pensionohet në moshën 19-vjeçare

09:07 | 29 Gusht 2017
Arbresh Info

Patinatorja artistike ruse Yulia Lipnitskaya, e cila fituar medalje të artë si një 15-vjeçare në Lojërat Olimpike të vitit 2014, është pensionuar nga sporti në moshën 19-vjeçare.

Lipnitskaya i ka ndihmuar Rusisë të fitoj medaljen e artë në një event me skuadrën në Sochi gjatë vitit 2014, transmeton portali arbresh.info. Kjo e bëri atë medalisten më të re në Lojërat Dimërore Olimpike në patinori për 78 vite si dhe mdelisten më të re ruse në këtë kompeticion.

Nënë e saj ka thënë për agjencinë e lajmeve ‘TASS’ se Lipnitskaya është pensionuar për shkak të sëmundjes së anoreksisë.

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi trajnerja e kampiones olimpike, Adelina Sotnikova tha se ajo nuk do të mbrojë titullin e saj në Pyeongchang të Koresë Jugore për shkak të një lëndimi të papritur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme