Google ADS

Kërcënimi nga Koreja Veriore, Japonia e gatshme t’i përgjigjet

01:27 | 29 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Japonia do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vendin, ka deklaruar kryeministri Shinzo Abe, menjëherë pas një lëshimi të një rakete nga regjimi i Kim Jong-un mbi vend.

Pheniani ka lëshuar një tjetër raketë të re drejt detit të Japonisë, e cila ka  kaluar mbi territorin japonez, duke shfaqur kështu kërcënim  serioz mbi Japoninë, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri japonez ka paralajmëruar së veprimi i fundit i regjimit koreano veriore rrit frikën për fillimin e një Lufte të Tretë Botërore.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të mbrojtur qytetarët e vendit tonë”, ka thënë ai, para se të hynte një takim urgjent të qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm , Yoshihide Suga , gjithashtu e përshkroi testin e raketave si një “kërcënim të paprecedent, të rëndë”.

Koreja Veriore ka rritur ndjeshëm tensionet mes Japonisë dhe vendeve tjera perëndimore me testimin e fundit të raketës balistike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar se do të mbrojë Japoninë nga kërcënimet e regjimit koreano verior./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme