Spanja ngjan se është në prag të një krize, pasi politikanët në Katalonia janë zotuar se do të mbajnë referendum për pavarësi, pavarësisht kundërshtimeve nga kryeministri spanjoll.
Partitë pro-separatiste, të cilat kontrollojnë asamblenë rajonale në Katalonia, po planifikojnë që të mbajnë referendumin për pavarësi me 1 tetor, transmeton protali arbresh.info
Ata tashmë kanë përshkruar kuadrin ligjor për kalimin në një republikë të pavarur nëse votuesit mbështesin ofertën e tyre për t’u ndarë nga Spanja.
Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka ndalur tashmë përpjekjet për të shpejtuar përgatitjet e tjera për referendumin e diskutueshëm.
Kryeministri spanjoll, Marioani Rajoy, ka premtuar se do të godasë çdo sfidë tjetër separatiste, ndërkohë ekspertët thonë se gjykatës do t’i duhet të anulojë kuadrin për pavarsinë sapo të miratohet nga asambleja rajonale e Katalonjes.
Lufta e fjalëve midis Katalonjës dhe qeverisë qendrore është përshkallëzuar në ditët e fundit.
Kryeministri spanjoll u ka bërë thirrje deputetëve të Katalonies që të heqin dorë nga planet e tyre, ndërsa ditë më parë kreu i Katalonies akuzoi qeverinë qendrore që po jep fonde shtesë për sigurim.
“Ne u kërkuam që të mos luanin me sigurine politike, për fat të keq, qeveria spanjolle ka përparësi të tjera”, tha Carles Puigdemont.
Sondazhet theksojnë se një pjesë e madhe e Katalonias, që kanë gjuhën dhe kulturën e tyre, janë pro referendumit për pavarsi.
Megjithatë, ende nuk është e qartë, që nëse Katalonia fiton pavarsinë e saj, cili do të jetë vendi i saj në BE.
Spanja gjatë këtij muaji është tronditur edhe nga sulmi terrorist në Barcelonë, që la të vdekur 16 persona dhe më shumë se 100 të plagosur./arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...