VV deklarohet për koalicionet paszgjedhore, nuk ka ende vija të kuqe

23:59 | 28 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Tani që kanë mbetur dy muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, disa parti kanë lidhur tashmë koalicione parazgjedhore, në mënyrë që në zgjedhje të shkojnë të bashkuara, e disa janë të vendosura dhe të bindura në fitore pa ndonjë forcë tjetër politike.

Megjithatë, Vetëvendosje si partia që kundërshton më së shumti politikbërjen e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka vendosur nëse do të shkonte në koalicion paszgjedhor me të, në ndonjë prej komunave të vendit.

Faton Topalli i VV-së ka thënë për Indeksonline se për këtë vendosin qytetarët, ashtu siç kanë bërë edhe në të kaluarën.
“Qytetarët janë ata që përcaktojnë raportin e forcave dhe ata që përcaktojnë vijat e kuqe. Për koalicionet në Lëvizjen Vetëvendosje vendos Këshilli i Përgjithshëm dhe anëtarësia. PDK ka bërë deri tani një praktikë të keqe të qeverisjes dhe ne mendojmë që duhet të shkoj në opozitë. Por në fund të fundit këtë e vendosin qytetarët ashtu siç e vendosën edhe në zgjedhjet nacionale”, ka thënë Topalli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme