Qëndroni në këto 3 pyetje, as mos tentoni t’i parashtroni, sepse meshkujt do humbasin mënjëherë interesin për ju…
Është normale që lidhja të përparojë dhe pyetjet që mund të kërkojë partneri të bëhen gjithnjë e më të vështira. Pavarsisht fazës së marrëdhënies suaj, këtu po ju paraqesim 3 pyetje që meshkujt nuk parapëlqejnë t’i parashtroni…
Kur do të takohem me prindërit tuaj?
Një pyetje shumë e rëndësishme në çdo marrëdhënie, por gjithsesi meshkujt kanë frikë nga kjo. Kjo pyetje është e komplikuar sepse përgjigja e saj nuk varet vetëm nga gjendja e marrëdhënies tuaj por edhe raporti i tij me familjen e vet.
Ku e sheh lidhjen tonë pas 5 viteve?
Një pyetje që nuk parashtrohet në fillim të marrëdhënies, por nëse jeni në një marrëdhënie afatgjate, ju njihni mjaftueshëm njëri-tjetrin andaj edhe është koha që të filloni të mendoni për të ardhmen e përbashkët, shkruan femra.net, përcjellë Klan Kosova. Për meshkujt, kjo edhe mëtej mund të jetë intenzive, sepse nënkupton që duhet të keni vizion të së ardhmes, edhe atë patjetër me ju.
Si është gjendja juaj financiare?
Kjo është një pyetje që i frikëson shumicën e meshkujve dhe që gjithnjë i befason. Por, është e rëndësishme që të filloni të flisni për gjendjen financiare qysh në fillim të lidhjes, sepse financat janë një pjesë thelbësore e çdo marrëdhënieje.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...