Google ADS

Mogherini: Tensionet e këtij viti në Ballkan ishin shqetësuese

23:15 | 28 Gusht 2017
M. A.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini ka thënë se Ballkani është një nga prioritetet e Bashkimit Evropian.
 Ajo ka vlerësuar se këtë vit tensionet në Ballkan kanë pasur rritje, por duke shtuar se BE-ja është e gatshme për të bërë progres në rrugën e shteteve drejt integrimit në Evropë.

“Këtë vit ne kemi parë se tensionet në Ballkan janë rritur, në vende të ndryshme. Ne kishim disa kriza, por partnerët gjithmonë kanë konfirmuar gatishmërinë dhe aftësinë që të bëjnë progres të vendeve ballkanike në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Mogherini, transmeton lajmi.net

Mogherini ka dhënë edhe arsyet pse Ballkani duhet të integrohet drejt BE-së.

“Pse? Sepse besoj që popullsia e tyre, njerëzit e rinj kërkojnë paqe. Mund të jetë një sfidë për të cilën duhet të punohet, sidomos për pajtimin dhe marrëdhëniet më të mira fqinjësore, por në qoft se në fund të ditës kërkoni një rrugë për BE, ne do t’ua mundësojmë”, shtoi ajo.

Federica Mogherini e ka quajtur Ballkanin si “vetë Evropa”, duke deklaruar se si brenda edhe jashtë BE-së ka shumë punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme