Gjashtë gra mësohet se do jenë kandidate për kryetare komunash në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
22 gushti ishte afati përfundimtar për shpalljen e kandidaturave për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Nga partitë politike janë publikuar të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Bëhet e ditur se në këto zgjedhje do të jenë vetëm 6 kandidatë gra në krahasim me vitin 2013 kur ishin 9 të tilla .
Luljeta Demolli Drejtore, Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore bënë të ditur se pavarësisht ligjit për barazi gjinore për pjesëmarrje në masën 50 përqind të grave, kjo nuk ka ndodhur.
Demolli gjithashtu ka bëre të ditur se është vërejtur një trend në ulje i pjesëmarrjes së grave në votime në masën 35 përqind.
Jeta Krasniqi nga Instituti KDI, thotë se nominimi i vetëm 6 grave është një numër shumë i ulët dhe është shqetësuese për demokracinë në Kosovë.
E Sibel Halimi sociologe thotë se gratë janë në disavantazh me burrat në politikë si pasojë e klimës së pafavorshme për to, mentalitetit patriarkal dhe steriotipizimit të profesioneve.
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit