ATK pret të inkasoi 10 milionë euro nga falja e borxheve

22:53 | 28 Gusht 2017
M. A.

Ka mbetur edhe tri ditë kohë që qytetarët të aplikojnë në Administratën Tatimore të Kosovës për t’ju falur borxhi i vjetër publik. Sipas ligjit për faljen e borxheve publike janë dy kategori të tatimpaguesve që ju ka bërë të mundur falja e borxheve.

Në kategorinë e parë janë tatim-paguesit që i përkasin periudhës deri me 31 dhjetor të vitit 2008, kjo ka përfituar në faljen duke i përfshirë ndëshkimet, interesin dhe gjobat.

Ndërsa në kategorinë tjetër përfshihet periudha 2009-2014, ku ka qenë një kusht që të paguhen bazat e tatimit.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi ka treguar për ‘Indeksonline’ se gjatë këtij viti nga falja e borxheve kanë përfituar mbi 2 mijë tatim-pagues. Ku prej tyre janë arkëtuar 3.2 milionë euro.

Ajo ka shtuar se ky institucion financiar është në pritje që të inkasojë edhe 10 milionë euro nga falja e borxheve publike.

“Vetëm në vitin 2017 nga Ligji për faljen e borxheve kanë përfituar 2.539 tatimpagues, ndërsa janë arkëtuar 3.2 milionë euro. Kemi arrit që të pastrojmë listat afërsisht 20 milionë euro. Për këtë vit planifikohen qe te inkasohen edhe 10 milion euro”, ka thënë Bytyqi.

Tutje, ajo tregon se janë falur 216 milionë euro borxhe, ku për vitet 2015 dhe 2016 janë inkasuar 24.2 milionë euro.

ATK konsideron se ka qenë periudhë e mjaftueshme edhe për institucionet por edhe për qytetarët dhe tatimpaguesit që të përfitojnë nga ky ligj.

Po ashtu, ky institucion informon të gjithë tatimpaguesit që kanë vështirësi për pagesa të menjëhershme te borxheve, mund të hynë në marrëveshje me ATK-se, ku individët marrëveshjet mund t’i realizojnë për një periudhë 3 vjeçare, ndërsa personat juridik për periudhën 2 vjeçare, d.m.th është një programam i faljes se borxhit me mundësi shumë të favorshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme