Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, u ka bërë thirrje liderëve të BE-së që të lënë mënjanë 6 miliardë euro në mënyrë që të ndihmojë Libinë për frenimin e emigrantëve që duan të hyjnë në Europë përmes Mesdheut.
“Europa i dha Turqisë 6 miliardë euro për të mbyllur rrugën e Ballkanit. Tani është momenti që të njejtën gjë ta bëjë edhe me Libinë”, ka thënë ai për gazetën italiane, La Repubblica, transmeton portali arbresh.info
Intervista është bërë para një takimi të katër vendeve kryesore të BE-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës dhe vendeve afrikane që ndodhen në krizën e emigracionit.
Sipas Presidentit të PE-së, paratë do të përdoreshin për të nxitur një marrëveshje mes ripolit dhe Bengazit (dy qeveritë rivale të Libisë) dhe Nigerit dhe Çadit fqinj për t’i ndihmuar ata të mbyllnin korridorin libian dhe të ngrisnin qendra të regjistrimit të drejtuara nga OKB-ja, ku sipas tij emigrantët do të mund të ushqeheshin dhe të strehoheshin deri sa të zgjidhej statusi i tyre.
Përveç kësaj, një investim afatgjatë financiar do të nevojitet për të frenuar rrjedhën e migrantëve nga Afrika, tha Tajani./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...