Kenia dënon me burg përdoruesit e qeseve të plastikës

21:03 | 28 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kenia ka marrë vendim që të ndalojë prodhimin, shitjen dhe përdorimin e qeseve të plastikës.

Vendi në Afrikën Lindore i është bashkuar më shumë se 40 vendeve të botës që kanë ndaluar plotësisht përdorimin e qeseve të plastikës, transmeton portali arbresh.info

Sipas ligjit të ri ata që kapen duke thyer ligjin do të përballen deri me katër vite burg, ose me një gjobë deri në 40 mijë dollarë.

Ndalimi i qeseve plastike është duke u bërë për qëllim të ruajtjes së ambientit, pasi ato që hidhen në oqean janë duke dëmtuar shumë gjallesat e ndryshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme