Google ADS

Britani, për 5 minuta terroristët mund të vrasin mbi 100 deputetë

19:53 | 28 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Në rast të ndonjë sulmi terrorist në Parlamentin e Britanisë së Madhe, policia ka deklaruar se aty do të kryhej në masakër e vërtetë.

Gjatë një ushtrimi që është kryer disa netë më parë, oficerët që paraqiteshin si ekstremistë kanë përdorur të gjitha mundësitë që mund të përdorin terroristët për të hyrë në Dhomën e Përfaqësuesve, transmeton portali arbresh.info

Ata kanë ardhur në përfundim, se mbi 100 deputetë mund të mbesin të vdekur në rast të ndonjë sulmi terrorist.

“Testi i elasticitetit” u zhvillua gjatë periudhës që Parlamenti ishte në pushim dhe ishte pjesë e një hetimi të udhëhequr nga policia britanike pesë muaj pas sulmit terrorist në Londër.

Pas rezultateve dramatike, policia e Britanisë së Madhe ka vendosur të rrisë numrin e sigurisë në Parlament./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme