Trajneri i Kroacisë zbulon skuadrën e Perisic për edicionin e ri

18:23 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiq, beson se Ivan Perisic nuk do të lëvizë nga Interi këtë verë.

Çaçiq në konferencë për shtyp, ka deklaruar se Perisic është i lumtur te Inter.

Kroati gjatë gjithë verës, ka qenë i lidhur me një transferim te Manchester United.

“Kam folur me Ivan Perisic, ai është i lumtur te Interi”, ka deklaruar Çaçiq, përcjellë lajmi.net.

“Trajneri Spalleti beson tek ai, dhe për të po përgatitet një kontratë e re”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme