Nesër shkatërrohet material zgjedhor

18:30 | 28 Gusht 2017
M. A.

Nesër në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë asgjësimi/shkatërrimi i materialit zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017.

Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të jap deklaratë për media.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Indeksonline se asgjësimi i materialit zgjedhor do të bëhet prej orës 10:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme