Google ADS

Reagon Veseli: Ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë

17:32 | 28 Gusht 2017
M. A.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar pas sulmit që iu është bërë sot bashkëshortes së Blerand Stavilecit.

Ai është shprehur i tronditur nga ky sulm duke thënë se sulmi ndaj një gruaje është akt qyqar dhe i turpshëm.

“I tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm. Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t’i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet”, shkruan Veseli bë Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme