Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuara aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj gruas së Blerand Stavilecit.
Përmes një konference të jashtëzakonshme për media nënkryetari i kësaj partie Uran Ismaili tha se ‘kriminelët’ e Vetëvendosjes kanë lënduar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e Blernad Stavilecit.
“Kriminelët e VV-së e kanë rrahur dhe sulmuar bashkëshorten e ministrit Blerand Stavilecit. Para se të jetë gruaja e ministrit, ajo ka qenë vajzë dhe motër e dikujt. Ne qëndrojmë pranë familjes së Stavilecit në këtë situatë”, tha ai.
Ai tha se Stavileci ka qenë ndër zërat më të kritikuara nga ‘militantët’ e Vetëvendosjes kohëve të fundit.
“Blerand Stavileci ka qenë një ndër zërat më të përfolur në Komunën e Prishtinës për mos punën dhe kjo ngjarje ka ndodhur për t’i quar sinjal Stavilecit që të hesht”, ka thënë ai.
Kurse, deputetja Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë që ti kapin sa më shpejt autorët e rastit.
“Ky sulm synon të terrorizoj këtë vend. Është një parti që thirret në emër të demokracisë e është me së paku demokratike. Kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të kapën sa më shpjet autorët dhe të vihen para drejtësisë”, tha Deliu./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1523734727691614/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë