Gjyqtari dhe kandidati për kryetar të Gjykatës Supreme, Enver Peci, i cili nga anëtarët e KGJK-së mori shumicën e votave për këtë post, thotë se për mënyrën e drejt apo jo të votimit nuk vendosin ndërkombëtarët por Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, situata e tillë sic po prolongon procesin.
“Unë e kam marr propozimin që KGJK ia ka dërguar presidentit për dekretim. Nuk e di çka ndodh se këtu problemi është që ndërkombëtarët nuk mund të vendosin për këtë situatë, por është Kushtetuesja me KGJK-në”, thotë Peci.
Peci për “Arbresh.info” tha se nuk dëshiron të komentoj, por pohon se KGJK është përpjekur t’a zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk po du me komentua këtë çështje, nuk e di çka po ndodh. KGJK kanë bërë përpjekje më bë një zgjedhje të drejt, tash s’di. Ne jemi katër kandidat të barabartë që i jemi nënshtruar këtij procesi”, shprehet Peci për “Arbresh.info”.
Ndërkohë në përgjigjen e dhënë “Arbresh.info” zyrtarë të kësaj gjykate kanë pohur se zgjedhja e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe asaj të Apelit është bërë sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Me po të njëjtën shkresë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka informuar Gjykatën edhe përkitazi me mbajtjen e procesit të ri të votimit për kryetar të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Apelit, në përputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet nw përgjigjen e gjykatës.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës patën reaguar ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Ambasada britanike dhe ajo amerikane patën shprehur zhgënjimin e tyre me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë.
Po ashtu përveç ambasadave, ndaj kësaj mënyre të përzgjedhjes së kreut të Supremes dhe Apelit e pati reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX. / Arbresh.info/ Gita Lushi
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...