Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit, duke e konsideruar të papranueshëm dhe qyqar.
Hoxhaj ka thënë se tendenca që përmes sulmeve fizike të ndjellet frikë tek anëtarët e PDKsë nuk do të mund ta ndalë angazhimin e tyre në të mirë të vendit.
“Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulmi ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës. Tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën tonë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ndryshe, gruaja e ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik është sulmuar fizikisht të hënën nga dy persona të dyshuar, ka konfirmuar policia.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë