PDK mban konferencë urgjente

15:53 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë urgjente për media në selinë e këtij subjekti politik.

Kjo është bërë e ditur nga vet zyrtarët e kësaj partie të cilët i kanë ftuar mediat që të jenë prezent në orën 16:00 në selinë e PDK’së në kryeqytet.

“Partia Demokratike e Kosovës mban sot (e hënë) konferencë të jashtëzakonshme për media. Selia qendrore e PDK-së, Prishtinë”, thuhet në njoftimin që zyra e mediave të PDK’së i ka dërguar mediave.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj konference por dyshohet të jetë rrahja e gruas se Blerand Stavilecit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme