Komuna e Prishtinës ka mbajtur dëgjim publik, me qytetarët e saj për të diskutuar lidhur me Projektet kapitale në infrastrukturë për vitin 2018-të. Qytetarëve u ka folur nënkryetari Muhedin Nushi.
Për vitin 2018 Komuna e Prishtinës ka 71 milionë euro, prej të cilave ka ndarë 25 milionë euro për investime/ndërtime kapitale, raporton Ndërtimi.info
Kërkesa ndaj komunës nga qytetarët erdhën për ndertimin e një rrethi në Bardhosh, vend ky i cili po shkakton edhe shumë vdekje. Këkresë tjetër ishte edhe rregullimi i shkallëve të Drogadonit, si dhe është kërkuar një park në lagjen “Sylejman Vokshi”, e për të cilin vetë nënkryetari Muhedin Nushi premtoi që do merren me këtë projekt meqë edhe komuna është në fous të krijimit të hapësirave të gjelbra.
E një nga zonat e reja të banuara të Prishtinës, Rruga A në lagjen “Mati 1”, nuk është në synimin e Komunës së Prishtinës për vitin 2018. Kjo, për shkak se pa problem me shpronësim të pronave.
Kjo është pohuar për Ndërtimi.info nga zyrtarja për ndërtim në Komunë e Prishtinës, Irfete Zeneli.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...